Site icon Telegrafi

Boris Johnson për dhunën në Kongresin Amerikan, bën përgjegjës Donald Trumpin

Kanë vazhduar reagimet e lidrëve botëror rreth ngjarjeve të djeshme në Kongresin Amerikan.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson thotë se presidenti amerikan, Donald Trump luajti një rol në nxitjen e trazirave të djeshme.

Lexo po ashtu Dëshmitari tregon se si u vra një grua brenda Kongresit Amerikan

“Për aq kohë sesa inkurajoi njerëzit të sulmonin Capitolin dhe për aq kohë sa presidenti vazhdimisht ka hedhur dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë besoj se kjo ishte krejtësisht e gabuar”, tha Johnson, raporton bbc.

“E tëra që mund të them është se jam shumë i kënaqur që presidenti i zgjedhur tani është konfirmuar si duhet në detyrë dhe që demokracia ka mbizotëruar”, shtoi ai.

Ndryshe, pas fjalimit të Trumpit drejtuar mbështetësve në Uashington, turma të tyre kanë hyrë me dhunë në ndërtesën e Kongresit, ku për pasojë kanë vdekur katër persona. /Telegrafi/

Exit mobile version