Site icon Telegrafi

Boris Johnson mohon pohimet për largimin e May

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, ka hedhur poshtë pohimet se ai planifikon që të marrë postin e kryeministres britanik Theresa May, partia konservatore e së cilës humbi shumicën parlamentare.

Johnson, njëri nga politikanët udhëheqës të Partisë Konservatore, ka shkruar në rrjetin Twitter se pohimet e mediave për marrjen e postit të kryeministrit nga Theresa May është “i pakuptimtë”.

“Unë e mbështes Theresa May. Eja të vazhdojmë me punën”, tha Johnson.

Shumë përfaqësues të lartë të Partisë Konservatore vlerësojnë se May, tash për tash kryeministrja duhet të mbetet në këtë post për shkak të ruajtjes së stabilitetit, ndonëse ka individë që theksojnë se ajo nuk mund të mbetet më gjatë në këtë pozitë më gjatë se disa muaj.

Bisedimet për Brexit pritet të fillojnë më 19 qershor, një vit më vonë pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version