Telegrafi

Boris Johnson bëhet baba për herë të pestë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është bërë baba për herë të pestë.

E fejuara e kryeministrit, Carrie Symonds raportohet se lindi një djalë ‘të shëndetshëm’në një spital NHS në Londër sot.

Zëdhënësi i çiftit tha se ata ishin mjaft ‘të emocionuar’ për të njoftuar lindjen që ndodhi herët në mëngjes, duke shtuar: “Të dy, nëna dhe fëmija janë mirë”.

Boris Johnson dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds (Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmi vjen si diçka befasuese, pasi Symonds pritej të lindte gjatë verës, megjithëse një datë e caktuar nuk u konfirmua kurrë.

Po ashtu, lajmi vjen vetëm disa javë pasi kryeministri u largua nga kujdesi intensiv, ku ai kishte qenë duke luftuar me coronavirusin. Symonds gjithashtu kishte simptoma të sëmundjes.

Z. Johnson thuhet se ka qenë pranë saj gjatë lindjes.

Johnson, 55 vjeç, dhe Symonds njoftuan në mars se ata po prisnin një fëmijë në ‘fillim të verës’, dhe se ata ishin fejuar në fund të vitit të kaluar.

Boris Johnson dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds (Foto: Getty Images/Guliver)

Boris përndryshe është baba i katër fëmijëve të tjerë: vajzave Lara Lettice Johnson, Cassia Peaches Johnson dhe djemve Theodre Apollo Johnson dhe Milo Arthur Johnson. /Telegrafi/