Site icon Telegrafi

Boris Johnson anulon udhëtimin në Indi për shkak të situatës me COVID-19

Vizita e planifikuar e kryeministrit britanik, Boris Johnson në Indi për javën e ardhshme është anuluar, për shkak të situatës aktuale të coronavirusit në vend – bazuar në një deklaratë të përbashkët nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga India.

“Për shkak të situatës aktuale të coronavirusit, kryeministri Boris Johnson nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Indi javën e ardhshme”, thuhet në deklaratë të lëshuar nga Downing Street.

“Në vend të kësaj, kryeministrat [Narendra] Modi dhe Johnson do të flasin më vonë këtë muaj për t’u pajtuar dhe për të filluar me planet e tyre ambicioze për partneritetin e ardhshëm midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë. Ata do të qëndrojnë në kontakt të rregullt përtej kësaj dhe do të presin të takohen personalisht më vonë këtë vit”, thuhet më tej.

Lexo po ashtu India regjistroi 1 milion raste me coronavirus vetëm në pesë ditët e fundit

Deri të premten, No 10 kishte insistuar se udhëtimi do të ndodhte. Sidoqoftë, Johnson kishte qenë nën presion në rritje për ta anuluar, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

India raportoi më shumë se 273 mijë raste të reja me coronavirus të hënën, një rekord i lartë dhe dita e pestë radhazi që regjistron më shumë se 200 mijë raste të reja.

Vendi ka regjistruar më shumë se 1 milion raste vetëm në pesë ditët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version