Site icon Telegrafi

Boris Becker nuk e di ku i ka humbur trofetë e Wimbledonit dhe Australian Openit

Boris Becker ka humbur pesë nga gjashtë trofetë e Grand Slameve që i fitoi gjatë karrierës dhe kërkoi ndihmë për t’i gjetur ato, në mënyrë që t’i shes dhe të mbulojë borxhet.

Sipas BBC-së, i cili ka paraqitur kërkesën për falimentim në qershorin e kaluar, gjermani legjendar ka pohuar se i janë zhdukur dy trofe të Australian Open dhe tre të Wimbledon si dhe medalja e Artë Olimpike.

“Beckerit nuk mund t’i kujtohet se ku i ka vendosur trofe”, u njoftua përmes një deklarate të përbashkët të Backerit dhe administratorët e falimentimit të Londrës.

Menjëherë pas kësaj kanë reaguar udhëheqësit e Wimbledonit, Federatës së Tenisit të Gjermanisë, Federata e Tenisit të Shteteve të Bashkuara, Federat e Tenisit të Australisë dhe – vënë në dukje se trofetë në fjalë nuk janë në mesin e tyre.

“Aktualisht jemi duke punuar për të gjetur trofetë e Australian Open dhe Wimbledon, të cilat do t’i shesim për të larë borxhet”, tha Mark Ford, zëdhënës i kompanisë “Smith dhe Williams”, i cili drejton procedurën e falimentimit.

Tenisti më i mirë në botë me vetëm 17 vjet fitoi titullin në Wimbledon dhe gjatë karrierës ka fituar gjithsej 64 trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version