Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se sot do t’i njoftojë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me situatën dhe zhvillimet në veri të Kosovës.
Borrell këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter.
“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, shkrua ai.
Ndryshe, të enjten para nisjes së samitit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë dhe kjo sipas tij me qëllim uljen e tensioneve mes tyre. /Telegrafi/
Yesterday at #EUCO, we reaffirmed our unwavering support to #Ukraine, and readiness to provide future security commitments.
Today, important discussion on China and economic security. I will debrief leaders on latest developments in the north of Kosovo. https://t.co/WOoaUb6UjQ
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 30, 2023