Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borell tha sot se Rusia dhe Kina kishin penguar përgjigjen ndërkombëtare ndaj grushtit të shtetit ushtarak në Mianmar.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian mund të ofrojë një stimul më të madh ekonomik nëse demokracia kthehet në atë vend aziatik.
“Nuk është për t’u habitur se Rusia dhe Kina po bllokojnë përpjekjet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për shembull, për të vendosur një embargo armësh”, tha Borell.
The latest military crackdown in #Myanmar shows the urgency to act. While we are pursuing sanctions and robust diplomacy, geopolitical competition is clearly hindering efforts to restore democracy. Read my blog post on what the EU can do with its partners: https://t.co/gDr4NpwJ96 pic.twitter.com/kSpthSDwjU
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 11, 2021
Ai shtoi se konkurrenca gjeopolitike në Mianmar do ta bëjë të vështirë gjetjen e një pozicioni të përbashkët të të gjitha vendeve. “Sidoqoftë, është detyra jonë të provojmë”, tha spanjolli.
Që nga grusht shteti ushtarak më 1 shkurt, kur qeveria e kryeministres, Aung San Suu Kyi u përmbys, forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 700 protestues të paarmatosur, duke përfshirë 46 fëmijë, dhe masakra e fundit u zhvillua të oremten në qytetin e Bago, afër Yangon, shtoi ai.
Kina dhe Rusia kanë lidhje të ngushta me ushtrinë e Mianmarit si furnizuesit më të mëdhenj të armëve. /Telegrafi/