Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij, aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është në një moment vendimtar.
Tutje, Borrell ka thënë se propozimi që BE-ja ua ka paraqitur palëve e vendos procesin në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse.
“Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”, është shprehur ai.
Në fund, Borrell ka thënë se pret që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi siç e ka quajtur ai, unike.
“Do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”. /Telegrafi/
@JosepBorrellF @ today’s UN Security Council session:
The EU-facilitated Belgrade-Pristina Dialogue on normalisation of relations is at a crucial juncture.
The EU has presented a proposal to the parties that would put the normalisation process on a solid, forward-looking track. pic.twitter.com/4c0zIFfIQJ— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 23, 2023