Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Joseph Borell thotë se forcimi i bashkëpunimit midis BE-së dhe SHBA-së rreth Ballkanit Perëndimor ishte tema e bisedës së parë me Antony Blinkenin.
Ky i fundit, i cili është sekretari i ri i shtetit amerikan, bisedoi sot me ministrat e jashtëm të BE-së.
“Unë pres që të angazhohem me Shtetet e Bashkuara përsëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve aktuale në fqinjësinë tonë të afërt dhe më të gjerë”, tha Borell.
Pas video konferencës së Ministrit të BE-së me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Borell vlerësoi se fokusi në periudhën e ardhshme do të jetë jo vetëm thellimi i partneritetit midis BE-së dhe SHBA-ve, por edhe lidershipi i tyre i përbashkët global në luftimin e pandemive për rimëkëmbjen ekonomike, mbrojtjen e klimës dhe promovimin e vlerave demokratike.
“Kuptimi i përbashkët është që ne duhet të punojmë më shumë së bashku. Kjo do të thotë bashkëpunim për sigurinë globale”, përfundoi Borell. /Telegrafi/