Telegrafi

Borea do të bëjë gara në Supeligë

Klubi i basketbollit Borea gjatë këtij sezoni do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për ta lënë KB Pejën jashtë Superligës, u hap konkursi për Wild Card.

Ndërkaq, kushtet i plotësoi pikërisht skuadra tjetër nga Peja, Borea, e cila do të bëjë gara në elitë gjatë edicionit 2018/2019.

Lexo po ashtu Lajmet për Borean

“Miratohet kërkesa e klubit të basketbollit Borea për inkuadrim në Superligë”.

“Në fillim fare në emër të bordit të klubit të basketbollit Borea, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë miqtë e klubit të gjithë ata që besuan në punën tonë dhe na përkrahen deri këtu ku jemi pa hezituar asnjëherë”.

“Të gjitha bizneset që operojnë në qytetin e Pejës, pa marr parasysh sfidave që kaluam apo rrjedhojave që ndodhën në fund të edicionit të garave 2017/2018”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit nga Peja.

Më tej në njoftim thuhet se KB Borea, është e gatshme të garojë në Federatën e Basketbollit të Kosovës me shtatë gjenerata. /Telegrafi/