Pas temperaturave më të larta për disa ditë, u rikthyen reshjet e borës përsëri në Maqedoni.
Reshjet e borës bënë që të vështirësohet komunikacioni për automjetet në grykën malore Strazhë.
Siç informojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë’, në rrugën Mavrovë-Dibër për shkak të reshjeve të borës ka ndalesë komunikacion për automjetet e rënda./Telegrafi/