Site icon Telegrafi

Borë në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

Borë me intensitet shumë të dobët që nuk mbetet nëpër sipërfaqet e rrugëve bie në drejtimin rrugor Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët tjera të vendit zhvillohet në rrugë kryesisht të thata. Në pjesët më të larta korsitë janë nëpër vende të caktuara të lagështa.

Në drejtime të caktuara që kalojnë nëpër gryka ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugëve./Telegrafi/

Exit mobile version