Sot, që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të bie borë në kryeqytet, Prishtinë.
Telegrafi ju sjell disa fotografi nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, derisa reshjet e borës po vazhdojnë.
Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore.
IHK ka njoftuar se këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius. /Telegrafi/