Telegrafi

Borë në Maqedoni, shihni ku ka rënë borë

Moti i ftohtë është kthyer në Maqedoni dhe janë shënuar temperaturë nën zero në të gjithë territorin e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Borë ka rënë në Krusheve dhe në Mavrovë. Nga LAMM njoftojnë që të ketë kujdes gjatë vozitjes nëpër vendet malore dhe në vendbanime rreth lumit Vardar.

Pritet që fundjava gjithashtu të jetë e ftohtë. Prej të hënës priten temperatura më të ngrohta. /Telegrafi/