Vala e ftohtë që e ka përfshirë Maqedoninë, mbrëmë ka sjellur dëborë në vendet perëndimore të malësisë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të fundit, borë e dobët momentalisht ka rënë në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit si dhe në kalimin malor Strazhë. Qyteti i vetëm ku për momentin ka reshje të borës është Dibra, ku momentalisht temperatura është vetëm 1 gradë C. /Telegrafi/