Site icon Telegrafi

Borë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga Kodra e Diellit Popova, e mbuluar me dëborë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra e skijimit është e mbuluar me pak dëborë, kurse sipas parashikimit të DPHM-së nga nata e së mërkurës deri të enjten na pret valë e re dhe e e konsiderueshme do të sjellë shumë reshje të shiut, erëra të forta dhe dëborë në viset malore, sidomos në veri.

Këtë mëngjes borë ka edhe në Mavrovë, kurse temperatura të ulëta, me zero gradë Celsius është shënuar në disa vende të shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version