Video dhe foto të borës së ngjyrosur janë postuar në rrjete sociale nga njerëz në rusi, bullgari, Ukrainë, Rumani dhe Moldavi.
Një nga zonat më të prekura nga fenomeni i borës portokalli ishte resorti turistik i Soçit nga ku skiatorë dhe pushuesit dërguan foto dhe video pafund të skenës së pazakontë, shkruan bbc, transmeton Telegrafi.
I gjithë ky fenomen, ka habitur njerëzit në Evropën Lindore.
Ndërkaq, meteorologët thonë se ky fenomen shkaktohet nga rëra që stuhitë e shkretëtirës së Sahara-së sjellin deri në Evropë ku përzihet me borën dhe shiun.
Sipas tyre, kjo ndodh një herë në 5 vjet, por këtë herë përqendrimi i rërës është mjaft më i lartë që që solli edhe ngjyrosjen e borës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kQb1a5XUoAI