Borë e madhe ka rënë në Spanjë në 24 orët e fundit ku ka vështirësuar edhe stadiumet e futbollit.
Real Madridi ka pritur pesë orë në aeroport pas udhëtimit në Osassuna.
Ndërkohë në kryeqytetin spanjoll Madrid ka rënë borë e pa parë në 40 vitet e fundit, gjë që ka bërë të shtyhet ndeshja mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao.
Ka qenë klubi i futbollit, Atletico Madrid që ka njoftuar për shtyrjen e ndeshjes në bashkëpunim me federatën spanjolle.
The Competition Committee have agreed to postpone #AtletiAthletic scheduled for today upon LaLiga's request and for the reasons stated in this morning's press release. A new match date will be confirmed in the coming days. pic.twitter.com/0uBXUpJmFV
— LALIGA English (@LaLigaEN) January 9, 2021
“Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme nga bora dhe stuhia në gadishullin Iberik, duke shtuar mbylljen e aeroportit në Madrid, La Liga në bashkëpunim me dy klubet ka marrë vendim që të shtyjë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao”.
“Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”, thuhet në njoftimin e La Ligas.
Sipas asaj që ka njoftuar Marca, ndeshja pritet të luhet në momentin që do të zhvillohet Kupa e Spanjës.
Ndërkohë janë shtyrë edhe dy takimet në La Liga 2, Mirandes – Vallecano dhe Alcoron – Albacete. /Telegrafi/
Aplazado el Atlético de Madrid 🆚 @AthleticClub debido al temporal.
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 9, 2021