Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit për shkak të reshjeve të borës që kanë përfshirë disa zona malore.
Përmes një postimi në rrjetit sociale, ARRSH shkruan se gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700 metër.
“Gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m. Është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, thuhet në njoftimin e ARRSH në Facebook. /Telegrafi/