Telegrafi

Borë deri në 45 centimetra në Gjermani, një aeroplan ngriu në aeroportin e Mynihut

Reshje të dendura të borës ka pasur në Gjermani, duke detyruar mbylljen e aeroportit të Mynihut i cili nuk pritet të rihapet deri të dielën.

Përveç kësaj, reshjet e borës kanë ndikuar edhe tek linjat hekurudhore të vendit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kaosin e plotë të shkaktuar derisa si duket aty kishte rënë 45 centimetra borë.

Ndërkaq një video e xhiruar në aeroportin e Mynihut tregonte se si bora kishte mbuluar pistën e aeroplanëve; madje siç raportohet një aeroplan kishte ngrirë në vend.

Reshje të dendura të borës ka pasur gjithashtu edhe në disa pjesë të Zvicrës dhe Austrisë.

Në Zvicër, në aeroportin e Cyrihut janë anuluar 22 fluturime dhe 21 aterrime. Aeroporti i Insbrukut, në Austrinë perëndimore, tha gjithashtu se reshjet e mëdha të borës çuan në “kufizime të konsiderueshme” të operacioneve të fluturimit. /Telegrafi/