Telegrafi

Bordi vlerson të suksesshme punën e PTK-së

Në mbledhjen e fundit, Bordi gjithashtu ka konkluduar se gjatë vitit që lamë pas janë tejkaluar të gjitha objektivat e parapara me biznes plan.

Në këto objektiva gjithsesi se përfshihen tejkalimi i biznes planit, arritja e mbi 1 milion konsumatorëve, realizimin e shumë projekteve kapitale.

Bordi konstaton se me këto të arritura është ngritur vlera e PTK-së, është përmirësuar edhe më tutje imazhi i kompanisë tek konsumatorët dhe tek të gjithë akterët e tjerë të jashtëm e të brendshëm.

"Se puna e Bordit të Drejtorëve ka pasur sukses kjo është vërejtur edhe me rritjen e konsumatorëve prej 30 për qind dhe tejkalimin e biznes planit. Për këto të arritura Bordi i Drejtorëve të PTK lavdëron punën e bërë nga menaxhmenti dhe falënderon gjithë konsumatorët"

bordi i Drejtorëve i PTK edhe gjatë vitit 2010 do të punoj me një përkushtim të madh duke mbështetur dhe aprovuar të gjitha projektet madhore të PTK-së, të cilat do të vazhdojnë ta ngrisin edhe më shumë vlerën e saj.