Telegrafi

Bordi i Milanit ratifikon takimin për blerjen e klubit

Bordi i Drejtorëve të Milanit kanë ratifikuar një takim më 14 prill me bashkëpuntorët, takim ky i cili do të konfirmojë marrjen e klubit.

Shit-blerja e Milanit është bërë një teme e bezdisshme që një kohë, duke u ngritur thashethemeve të llojllojshme.

Megjithatë, tani si duket ka ardhur koha të vendohet gjithçka për ndërrimin e pronësisë së klubit Rossoner.

Lexo po ashtu Berlusconi: Do jem në klub për aq kohë sa ka nevojë

Sipas Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb, miratimi është dhënë nga bordi në një takim që u mbajt të hënën në Casa Milano, selia e Rossonerëve.

Kuvendi i bashkëpunëtorëve ka qenë i planifikuar për në 14 prill, përpara të një takimi të dytë më 4 maj.

Sino-Europe Sports nuk është më, me fondet e konsorciumit kinez që janë derdhur në një kompani të re, “Rossoneri Sport Investment Lux”, me seli në Luksemburg. /Telegrafi/