Telegrafi

Bordi i Ligës Premier miraton propozimin për shitjen e Chelseat

Bordi i Ligës Premier ka miratuar sot propozimin për shitjen e Chelseat te lonsorciumi Todd Boehly/Clearlake.

Bordi i Ligës Premier e ka aprovuar ndërrimin e pronësisë së Chelseas.

Në njoftimin e tyre në drejtim të skuadrës londineze thuhet është mundësuar diçka e tillë.

“Blerja mbetet subjekt i lëshimit të licencës së kërkuar të shitjes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfundimit të kënaqshëm të fazave përfundimtare të transaksionit”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, në krye të dy herë kampionëve të Evropës ishte rusi Roman Abramovich.

Tani edhe zyrtarisht klubi pritet të kalojë në pronësinë e amerikanit Todd Boehly./Telegrafi/