Telegrafi

Bordi i KEK-ut shpreh shqetësim për kërcënimin ndaj drejtorit Njazi Thaçi

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës e ka marrë me shqetësim rastin e kërcënimit të Drejtorit Menaxhues, Njazi Thaçi.

Bordi i ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe ta hetojnë me prioritet këtë rast. Kërcënuesit të dalin para drejtësisë dhe të parandalohen raste të tilla.

“Bordi shpreh mbështetjen e plotë për drejtorin menaxhues z. Njazi Thaçi dhe ndjen keqardhje për shqetësimin që i ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Nga ana tjetër Bordi i Drejtorëve të KEK-ut garanton aksionarin, Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët se çdo konkurs dhe veprim do të mbikëqyret në detaje nga bordi. Sikur edhe në të kaluarën edhe tani i gjithë procesi i punësimit do të jetë i hapur dhe transparent.

Kështu që në çdo kohë dhe në çdo moment të gjithë palët e interesuara do të kenë qasje në mënyrën e përzgjedhjes por asesi nuk do të tolerojmë që punësimet të realizohet përmes presioneve çfarëdo qofshin ato”, thuhet në reagimin e bordit./Telegrafi/