Site icon Telegrafi

Bordi i ri kthen Gjelosh Vatajn në krye të Ujësjellësit

Bordi i ri i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka marr vendim që Gjelosh Vataj të rikthehet në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kjo u bë e ditur nga burime të KosovaPress-it brenda Ujësjellësit “Prishtina”, të cilat thonë se bordi i ri ka respektuar kërkesën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ndryshe, bordi i drejtorëve në largim i Ujësjellësit Prishtina”, më 14 gusht të këtij viti, kishte shkarkuar nga detyra kryeshefit ekzekutiv Gjelosh Vatajn, i cili gjatë asaj kohe ishte në një vizitë zyrtare në ShBA dhe kishte hedhur poshtë deklaratat e Selatin Ratkocerit, si plotësisht të pabazuara dhe me tendencë të përfitimit personal të Retkocerit.

Ky i fundit ishte zgjedhur edhe ushtrues detyre i kryeshefit të Ujësjellësit.

MZHE, si mbikëqyrëse e punës në ujësjellës i kishte rekomanduar bordit në largim që të ndryshojë vendimin dhe Vatajn ta kthente në krye të detyrës, por një gjë e tillë është mohuar nga bordi i kaluar, duke injoruar kështu edhe vendimet e MZHE-së.

Qeveria ka zgjedhur Amir Gashin kryesues, Shuajb Mehmetin, Ilir Rexhepin, Hasan Zeqirin, Ardian Sylan dhe Driton Gërxhaliun, anëtarë të Bordit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi Prishtina. /kp/

Exit mobile version