Telegrafi

Bordi i Kullës

Krejt çka i ka mbetur në kompetencë, Bordit, është kulla për kontrollimit të trafikut ajror, e cila nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës gjatë procesit të koncesionimit.

Tani pritet që Ligji për Agjencinë e Navigacionit të shërbimeve ajrore të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Bordit të ANP-së, Bekim Jashari tha për “Express” se krejt ajo çka janë duke bërë tani si bord, është strukturimi dhe kompletimi i stafit të kullës dhe disa projekteve të tjera, në këtë pjesë e cila tani ka mbetur e shtetit. “Është çështja e radarit dhe disa gjëra të tjera të domosdoshme që po merremi, e kështu që me miratimin e Ligjit për agjencinë e kullës do të jenë të gatshme edhe si kullë edhe si hapësirë ajrore, e gjitha të tjerat”, thotë Jashari. Por sipas tij, mandati i tyre nuk ka përfunduar, pasi që tani ata kanë përgjegjësi në pjesën që ka mbetur pa u koncesionuar.

Ramadan Sejdiu, drejtor i Njësisë për Mbikëqyrjen e Ndërmarrjeve Publike, tregon se ANP ”Adem Jashari” nuk është koncesionuar në tërësi, pasi që jashtë këtij procesi ka mbetur Kontrolli ajror me kullën. “Andaj, edhe kjo si pjesë e ish-ANP ”Adem Jashari” do te ekzistojë edhe më tutje, por që duhet plotësohet statuti në Agjencinë e regjistrimit të biznesit në MTI, me veprimtari të mbetur, ndërsa Bordi i drejtorëve edhe më tutje mbetet përgjegjës për pjesën e mbetur”, thotë Sejdiu. Përderisa, ka dy muaj që Limak de Lion ka aterruar në Kosovë me investime, ristrukturimin e personelit dhe akomodimin e tyre. Udhëheqësit e Njësisë për Partneritetit Publiko Privat, deri më tani thonë se janë të kënaqur me zbatimin e kontratës së nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe turkut.

Këshilltari i kësaj njësie, Ilir Rama tregon se gjatë këtij viti, të hyrat për buxhetin e shtetit, nga ky proces do të jenë dy milionë euro. /Telegrafi/