Telegrafi

Bordi i KEK-ut shqyrton buxhetin dhe planin e biznesit

Bordi është pajtuar që në mbledhjen e radhës, që do të mbahet gjatë javës së ardhshme ta miratojë buxhetin, pas konsultimit të disa materialeve shtesë, si dhe u zotua se do veprojë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Bordi – siç theksohet në një komunikatë të Korporatës Energjetike të Kosovosë –gjatë dy ditëve të fundit ka qenë intensivisht i angazhuar në vizita nëpër të gjitha njësitë e KEK-ut, për të parë së afërmi gjendjen e aseteve si në mihje, ashtu edhe në njësitë gjeneruese të KEK-ut.

Bordi, theksohet më tej, është ndarë i kënaqur me gjendjen që ekziston në mihje dhe në njësitë gjeneruese si dhe detyrat që po kryhen aty.

“Bordi i KEK-ut ka inkurajuar dhe lavdëruar menaxhmentin që të vazhdojë me këtë ritëm te punës në rritjen vazhdueshme të përformancës dhe të aseteve të korporatës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/