Telegrafi

Bordi i KEK publikon konfliktin me ministren Justina Pula

Ky njoftim vjen pas informacioneve që kanë qarkulluar prej disa kohë sh pë r mardhënje të kqija në mes të bordit të KEK-ut dhe MEM-it.

“ Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a., shqyrtoi disa pika që ishin në plan, si dhe diskutoi rreth situatës aktuale në KEK, gjendjen energjetike dhe rredh venqimit të Qeverisë së Kosovës për ristrukturimin e KEK-ut. Bordi u shpreh shumë i shqetësuar për rënien e vazhdueshme të blloqeve”,thuhet në komunikatë .

Me këtë rast po sipas komunikates bordi i tërhoqi vërjetjen ushtruesit të detyrës së Drejtorit Menaxhues të KEK, z. Arben Gjukaj për mosmarrjen e masave ndaj këtyre rënjieve të paplanifikuara të blloqeve.

"Bordi kërkon nga u.d. i Drejtorit Menaxhues që të ndërmarrë masa të rrepta, duke e marrë parasysh përkrahjen e madhe që ka menaxhmenti nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK-ut për stabilizimin e energjisë elektrike"

Nderkaq Bordi i KEK-ut u shpreh i kënaqur me gjendjen financiare momentale në krahasim me gjendjen e mëhershme, siç është rënia e obligimeve të korporatës nga 24 milionë euro në 12 milionë euro, si dhe uljen e overdraftit në xhirollogarinë e KEK-ut. Bordi gjithashtu u shpreh i kënaqur edhe me uljen e kohës së shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve nga 60-90 ditë sa ishte më herët, në 30-45 ditë.

Bordi po ashtu ka kerkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që të zbatohet vendimi i Qeverisë për lirimin e objektit të Toskanës brenda këtij viti.

"Bordi i KEK-ut është shprehur i kënaqur lidhur me rritjen e madhe të inkasimit në krahasim me vitet e kaluara dhe e inkurajon menaxhmentin që të vazhdojë me këtë trend të rritjes së inkasimit të borxheve dhe vazhdimit të shkyçjeve, duke llogaritur në përkrahje të bordit dhe Qeverisë së Kosovës",perfundon komunikata./Telegrafi/