int(1) Bordi i FMN-së ka aprovuar Programin “Stand-By” me Kosovën - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Bordi i FMN-së ka aprovuar Programin “Stand-By” me Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të mërkurën ka aprovuar Programin “Stand-By” me Kosovën. Ky Program do të zgjasë për një periudhë 22 mujore, dhe përmes tij synohet të mbështeten politikat e Qeverisë për reforma fiskale, financiare e strukturore. Këto reforma janë pjesë e Programit të Qeverisë, dhe implementimi i tyre direkt do të ndikoj në forcimin e pozitës fiskale të vendit dhe njëherit do të krijojnë parakushte për një rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës.

Ministria e Financave dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për implementim të Programit me FMN janë duke punuar në vazhdimësi, për tu siguruar se të gjitha kriteret e performancës, dhe ato strukturore përmbushen sipas marrëveshjes dhe në kohë.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Financave, një numër i veprimeve që janë pjesë e Programit, tani më veç janë përmbushur, siç është rasti me aprovimin e Rishikimit të Buxhetit për vitin 2015, dhe aprovimi i ligjeve që lidhen me reformat fiskale, dhe tani do filloj implementimi i këtyre ligjeve.

Pritet që vizita e radhës e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Rishikimin e parë të Marrëveshjes të jetë gjatë muajit shtator, ndërsa duke filluar nga ky muaj, nën koordinimin e Ministrisë së Financave do të mbahen takime të rregullta të të gjitha institucioneve përgjegjëse, për të monitoruar nga afër implementimin e Programit./Telegrafi/

Exit mobile version