Telegrafi

Bordi i Drejtorëve i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë emëron Drejtorin Ekzekutiv

Z. Musa i bashkohet Odës Amerikane me një përvojë pune në institucione të ndryshme presitigjioze të Kosovës. Para emërimit Drejtor Ekzekutiv në Odën Amerikane, Z. Musa ishte partner menaxhues i BU and Partners, kompani e specializuar në menaxhim financiar dhe shërbime të sigurimeve. Z. Musa gjithashtu ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës. Përveç kësaj, Z. Musa ka njohuri të mëdha në fushën e sektorit privat si rezultat i punës së tij si Specialist i Ekonomisë/ Tregtisë në Përfaqësinë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Z. Musa ka magjistruar në Shkencat e Biznesit nga Universiteti Vaxjo në Suedi, dhe ka diplomuar në fakultetin e Menaxhimit të Biznesit në Universitetin i Prishtinës.

Z. Musa planifikon bashkëpunim të ngushtë me të gjithë anëtarët e Odës Amerikane dhe partnerët e saj me qëllim të përkrahjes së plotë të komunitetit të biznesit në Kosovë.

Oda Amerikane është anëtare e Odës Ekonomike Amerikane në SHBA. Oda Amerikane në Kosovë është organizatë e pavarur që influencon programet publike për të promovuar interesat e bizneseve dhe për të rritur mundësitë e zhvillimit ekonomik./telegrafi/