Telegrafi

Bordi i BQK-së kërkon shkarkimin e Rexhepit

Në kërkesën e bordit të BQK-së drejtuar U.d presidentit Krasniqi thuhet se Guvernatori Hashim Rexhepi ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre muajve.

Vendimi i bordit thuhet se mbështete në nenin 41. paragrafi 2. nënparagrafi 2.2. të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

“Bordi i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës vendosi t’i rekomandoj Kuvendit të Republikës së Kosovës shkarkimin e Z. Hashim Rexhepit, Guvernator i BQK-së, pasi që Bordi i Bankës Qendrore doli me përfundim se Guvernatori i Bankës Qendrore ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi i Bankës Qendrore”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Gazmend Luboteni, Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore.

Hashim Rexhepi ishte arrestuar më 23 gusht për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe përfshirjes në afera kurruptive, atij së fundi i është vazhduar edhe për një muaj paraburgimi. /Telegrafi/