Site icon Telegrafi

Bordi i AKP-së synon të emërojë persona politikë në pozitat e zëvendësdrejtorëve

Pozitat menaxhuese në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) janë bërë më atraktive se posti i kryeministrit, kryeparlamentarit apo presidentit, shkruan sot Koha Ditore.

Një zëvendësdrejtor i AKP-së ka pagë trefish më të lartë se kryeministri dhe personin për këtë pozitë AKP-ja synon tani e tutje ta emërojë pa pasur nevojë që ai t’i nënshtrohet ndonjë konkursi e pa garuar me askënd.

Në këtë mënyrë do të mund të emërohen dy zëvendësdrejtorët e AKP-së nëse Bordi i saj vendos të ndryshojë Rregulloren e brendshme, e cila e obligon Bordin që përzgjedhjen e zëvendësdrejtorëve ta bëjë nëpërmjet konkursit publik. /Telegrafi/

Exit mobile version