Telegrafi

Bordi i Fondit për Sigurim Shëndetësor ia shkëput kontratën Fatmir Plakiqit

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, ia ka shkëputur përfundimisht kontratën e punës Fatmir Plakiqit, për shkak të mospërmbushjes së kënaqshme të detyrave të punës.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të enjten e 1 shtatorit.

“Në respektim të dispozitave ligjore dhe pas përmbushjes së afateve të përcaktuara me ligj, Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur me datë 1 shtator 2022, ka nxjerrë vendim përfundimtar, me të cilin  përfundimisht i shkëputet kontrata e punës z. Fatmir Plakiqi”, thuhet në komunikatën për media.

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur më datë 21 korrik 2022, kishte suspenduar përkohësisht nga puna drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor Fatmir Plakiqi.

Ndërkaq, në mbledhjen e mbajtur më 29 korrik 2022, Bordi Drejtues kishte marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Fatmir Plakiqi. /Telegrafi/