Telegrafi

Bordi i FBK-së merr vendim për organizimin e turneve kualifikues në basketbollin 3×3 në të dyja konkurrencat

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që më 15 e 16 maj 2021 të organizojë turne kualifikues në basketbollin 3×3 në të dyja konkurrencat.

FBK ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare vendimin e marrë gjatë ditës së sotme, e mërkurë, 28 prill.

Vendim i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.04.2021 ka marrë vendim që më 15 e 16 maj 2021 të organizojë turne kualifikues në basketbollin 3×3 në të dyja konkurrencat.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave, kurse fituesit e tyre në të dyja konkurrencat do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në kualifikime për FIBA Europe Cup 3×3, garë kjo që zhvillohet në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

Regjistrimi i skuadrave dhe afatet do të publikohen gjatë kësaj jave.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

/Telegrafi/