Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 27.12.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar.
Janë miratuar draft plane të shumta, derisa është miratuar edhe kërkesa e KB Pejës të luaj në Ligën Ballkanike.
Gjithashtu FBK ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.
Më poshtë bordi i FBK-së ka vendosur si në vijim:
E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023
E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023
E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024
E ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024
E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024
Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024
E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së
Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat
Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)
E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK
E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës
E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3×3 Prishtina
E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha
E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike
E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova. /Telegrafi/