Telegrafi

“Bordi e di pse nuk po ndodh asgjë” – Aubameyang ‘godet’ Arsenalin për kontratën e re

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se bordi i Arsenalit e di se përse nuk është duke ndodhur asgjë në lidhje me kontratën e tij të re.

Sulmuesi gabonez deri më tani thuhet ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe duket se ai po kërkon një pagë më të lartë nga The Gunners.

Lojtari ka shënuar 17 gola në 26 paraqitje në Ligën Premier, derisa ka hedhur akuza në drejtim të krerëve të klubit londinez.

“Nuk kam marrë asnjë ofertë së fundmi, por kemi biseduar me klubin në muajt e fundit”, ka thënë ai për Telefoot.

“Bordi e di shumë mirë se përse asgjë nuk ka ndodhur deri më tani. Ata i kanë çelësat. Është tek ata që të bëjnë punën e tyre dhe më pas të shohim”, ka shtuar më tej Aubameyang.

Gabonezi ka alarmuar shumë skuadra evropiane në lidhje me të ardhmen, e që thuhet se mund të largohet nga Emirates në këtë verë. /Telegrafi/