Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore sot miratoi partneritetin katër vjeçar që ka për qëllim mbështetjen për zhvillim më të shpejtë të vendit tonë.
Siç njoftoi ministri i Financave më herët, me këtë Maqedonia e Veriut ka në dispozicion 420 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Strategjia, siç thuhet në kumtesën e Bankës Botërore, ka për qëllim të mbështesë programin dhe strategjinë afatmesme të Qeverisë duke krijuar më shumë mundësi e standardit jetësor të qytetarëve dhe përshpejtimin e konvergjencës së të ardhurave me Bashkimin Evropian.
“Zgjidha e çështjes së emri hap mundësi të reja për rritje”, tha Linda Van Galder, drejtore rajonale për Ballkanin Perëndimor.
Ajo shprehu kënaqësi që janë në partneritet me vendin në këtë, siç thotë ajo, moment historik dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë që të përdoren mundësitë për ndërtimin e ekonomisë që do të lidhet me rajonin dhe botën.
Strategjia është e përqendruar në tri fusha ndërsa Strategjikë në kuadër të fokusimit mbështet reformat e politikave me qëllim të avancimit të agjendës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke plotësuar dhe përforcuar përpjekjet e Qeverisë dhe partnerëve të tjerë të zhvillimit./Telegrafi/