Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu me disa anëtarë të tjerë të bordit kanë vizituar Quique Setienin në shtëpinë e tij për t’i konfirmuar atij mbështetjen.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, klubi katalunas po kalon nëpër një situatë tejet të vështirë, me lojtarët që janë të acaruar me vendimet e trajnerit.
Drejtori sportiv Eric Abidal dhe ai gjeneral Oscar Grau, ishin në mesin e atyre që i konfirmuan mbështetjen Setienit dhe strategjive të tij që po i përdorë së fundmi.
Kjo situatë vije, pasi Marca raportoi se në zhveshtoren e Barcelonës lojtarët nuk janë të lumtur, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Celta Vigos.
Skuadra katalunase është aktualisht dy pikë mbrapa liderit Real Madridit, ndërsa sonte do të përballen me Atletico Madridin në Camp Nou. /Telegrafi/
‼️ NOTÍCIA @EsportsRAC1
El president, Josep Maria Bartomeu, el CEO, Òscar Grau, el vicepresident esportiu, Javier Bordas, i el secretari tècnic, Eric Abidal han estat al domicili particular de Quique Setién aquest dilluns a la tarda per valorar l'actual situació de l'equip. pic.twitter.com/x0oh5qvzDh
— El Barça juga a RAC1 (@FCBRAC1) June 29, 2020