Bordi i drejtorëve të Barcelonës ka njoftuar humbje prej 481 milionë eurosh për vitin financiar 2020/21, ndërsa ka vendosur një buxhet prej 765 milionë euro për sezonin 2021/22.
Asambleja e ardhshme e Anëtarëve do të jetë më 16-17 tetor, kur skuadra do të përballet me Valencian.
E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman nuk ishte megjithatë për diskutim në takimin e bordit të së martës.
ℹ️ This Wednesday, the FC Barcelona Board of Directors has reached the following agreements 👇https://t.co/0EyfVNVbMB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2021
Shqetësimi kryesor i takimit ishte procesi i vazhdimësisë që është duke vazhduar që kur Joan Laporta mori presidencën.
Rezultatet e atij procesi do të shpallen më 6 tetor nga menaxheri i përgjithshëm Ferran Reventer.
Do të ketë gjithashtu një propozim për të modifikuar statutet i cili, ndër të tjera, kufizon mandatin e një bordi në pesë vjet.
Një propozim i tillë do të kishte nevojë për miratimin e anëtarëve. /Telegrafi/