Site icon Telegrafi

Bordi i Atleticos i tregon Simeones se çfarë duhet të bëjë për ta bërë realitet transferimin e Ronaldos

Diego Simeone dëshiron ta bëjë Cristiano Ronaldon objektivin numër 1 të transferimeve për Atletico Madridin këtë verë, sipas raportimeve.

Por, gjigantët spanjollë do të duhet të mbledhin 40 milionë euro në shitje nëse duan të financojnë një marrëveshje për superyllin portugez .

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thuhet se është i gatshëm për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos.

Lexo po ashtu Formacioni i Atletico Madridit në rast se Cristiano Ronaldo bën lëvizjen sensacionale në “Wanda Metropolitano”

Ylli 37-vjeçar i ka thënë United se dëshiron të largohet në mënyrë që të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier sezonin e kaluar – një pozicion që i kualifikoi në Ligën e Evropës.

Atletico është në Ligën e Kampionëve dhe AS e kupton se strategut argjentinas i pëlqen ideja e nënshkrimit të Ronaldos.

Lexo po ashtu Atletico nuk mund ta përballojë aktualisht transferimin e Ronaldos – por situata mund të ndryshojë

Simeone mendon se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë zëvendësuesi i përsosur i Luis Suarez – i cili u largua në fund të sezonit të kaluar kur i skadoi kontrata.

Por për ta bërë këtë, ata së pari do të duhet të shesin lojtarë në shumën prej 40 milionë euro.

Ekziston edhe shqetësimi rreth tij duke qenë një legjendë e Real Madridit – rivalët e hidhur të Atleticos.

Lexo po ashtu Spartak Moska tallet keq me Ronaldon, ndërsa portugezi po kërkon largimin nga Unitedi

Ronaldo ishte mbreti i Madridit kur shënoi 311 gola në 292 ndeshje të La Ligas ndërmjet viteve 2009 dhe 2018, në një periudhë që e pa atë gjithashtu të fitonte Ligën e Kampionëve katër herë.

Dhe kjo e bëri atë armik numër 1 publik me Atletin – por tani ai mund të jetë gati t’i bashkohet në mënyrë sensacionale. /Telegrafi/

Exit mobile version