Telegrafi

Bordi i Arsenalit zgjedh Emeryn trajner të ri, zyrtarizimi gjatë këtyre ditëve

Unai Emery (Getty Images)

Unai Emery pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i gjigantit anglez, Arsenalit.

Arsenali është në kërim të një trajneri të ri, pasi Arsene Wenger ka konfirmuar largimin pas 22 viteve të kaluara me Topçinjtë.

Megjithatë, mediat në Britani raportojnë se klubi nga Emirates tashmë e ka gjetur pasuesin e legjendarit francez.

Lexo po ashtu Emery, favorit për stolin e Arsenalit

Sipas mediumit të madh anglez BBC Sport, spanjolli Emery, i cili konfirmoi largimin nga PSG, pritet ta marrë drejtimin e Arsenalit.

Unai Emery (Getty Images)

Është bordi drejtues i klubit londinez që ka zgjedhur unanimisht të punësojë Emeryn si menaxher të ri të ekipit.

Emery doli si një trajner i primar për këtë punë pasi ndihmësi i Manchester Cityt dhe ish-lojtari i Arsenalit, Mikel Arteta refuzoi një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Arteta refuzon Arsenalin pas bisedës me Vieiran?

Trajneri spanjoll ka bagazh të madh në duke fituar shumë trofe me Sevillan dhe Paris Saint-Germainin.

Ai pritet të zyrtarizohet si menaxher i ardhshëm i Arsenalit më vonë gjatë kësaj jave. /Telegrafi/