Site icon Telegrafi

Bordet miliona, Kosova në ngërç

Bordet e ndërmarrjeve publike, por edhe institucioneve të pavarura në vend edhe më tej vazhdojnë të marrin shuma të mëdha parash në emër të pagave, por edhe shpenzimeve tjera të luksit, pavarësisht se ndërmarrjet që ata janë të thirrur për t’i zhvilluar thuajse janë të dështuara.

Në bazë të një hulumtimi që ka bërë gazeta “Zëri” shihet qartë se disa nga bordet e ndërmarrjeve publike në vend si ai i PTK-së, marrin paga të majme ku kalojnë edhe 20 mijë euro në vit, edhe pse kontributi në zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve është minimal.

Superpagat e tyre nuk kanë lëvizur pavarësisht krizës ekonomike në të cilën po kalon vendi.

Bazuar në raportin vjetor financiar të publikuar në ueb-faqe të MZHE-së shihet qartë se gjatë vitit që lamë pas Bordi i PTK-së ka shpenzuar hiç më pak se 147 mijë e 285 euro, pavarësisht se të hyrat e kompanisë kanë rënë dukshëm në raport me vitin paraprak. /Telegrafi/

Exit mobile version