Site icon Telegrafi

Bordeli berlinas u ofron zbritje çiklistëve

“Recesioni e ka goditur industrinë tonë shumë rëndë. Shpresojmë se lirimi do të tërheqë më shumë njerëz. Pos që është mirë për punën, po ashtu është mirë për mjedisin, e edhe për vajzat!”, ka thënë Thomas Goetz, pronar i bordelit “Maison d’envie” në Berlin.

Klientët të cilët në “Maison d’envie” vijnë në biçikleta apo me vërtetimin se kanë blerë biletë të transportit publik marrin lirim prej 5 eurosh në çmimin mesatar prej 70 eurosh për 45 minuta.

“Tre deri në pesë myshterinj vijnë në ditë për të shfrytëzuar lirimin”, ka thënë Goetz për agjencinë e lajmeve Reuters dhe ka shtuar se zgjidhja e tyre ka ndikuar edhe në problemin e parkingut në lagje.

Gjermania është një prej vendeve të rralla në botë ku prostitucioni është i ligjshëm. Janë rreth 400.000 prostituta të punësuara të cilat nga viti 2002 mund të lidhin kontrata formale për punën e tyre.

Exit mobile version