Nuk është e saktë që dreka e shijshme dhe e shëndetshme patjetër duhet të jetë vetëm nga artikujt e freskët
Provoni recetën e gjyshes dhe do të bindeni që ka edhe mundësi të tjera, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 500 g borania nga frigoriferi me ngrirje të thellë;
– 1 qepë;
– 5-6 thelpinj hudhre;
– 2 patate të vogla;
– 2 karota;
– spec i kuq;
– 1 domate;
– 1 spec;
– fletë majdanozi.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën e grirë imët, shtoni specin e grirë, karotën e grirë, shtoni boraninë, pataten e grirë dhe fletët e grira të majdanozit. Bën edhe ndonjë fletë dafine.
Marinoni duke shtuar nga pak ujë, kur të zbuten, shtoni edhe specin e kuq, domaten, erëzën dhe kripën, bën edhe një lugë hajvar.
Fërgoni edhe pak dhe dreka juaj është e gatshme. /Telegrafi/