Klubi i basketbollit, Bora, që u bë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll për sezonin 2024/2025, nuk ka të ndalur me përforcime.
Pasi siguruan shërbimet e basketbollistit Rrezart Memedi, Bora tashmë ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje edhe me Jetmir Zeqirin.
Zeqiri edicionin që lamë pas ishte paraqitur nën urdhrat e trajnerit Rami Hadar tek Peja, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Prishtinës.
Ai do të synojë që përvojën e tij ta sjell tek Bora, që sipas të gjitha gjasave nuk do të ndalet më kaq.
Njoftimi i plotë i KB Borës:
“Arrihet marrëveshja dyvjeçare me lojtarin e suksesshëm Jetmir Zeqiri!
Jetmiri sezonën e kaluar ishte pjesë e skuadrës KB Peja
Mirësevjen Jetmir!Së bashku drejt sukseseve të reja!”, thuhej në njoftimin e Borës./Telegrafi/