Site icon Telegrafi

Bora Zemani do të jetë sërish prezantuese e “Dancing With the Stars”

Foto: Screenshot/Instagram

Është bërë e ditur se të shtunën (6 tetor) do të nisë spektakli më i madh i kërcimit, “Dancing With the Stars Albania”.

Përveç konkurrentëve së fundmi u mësua se kush do të jetë edhe moderatore e këtij edicioni.

Në një promo të këtij programi u njoftua se Bora Zemani do të jetë sërish prezantuese në DWTS.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë, këtë vit pjesëmarrës janë: Filloreta Raçi – Fifi, Irgen Cela, Xhuli Nura, Ronaldo Sharka, Ina Kollçaku, Eni Shehu, Armaldo Kllogjeri, Sara Karaj, Enxhi Nasufi etj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dancing with the Stars

Nga ana tjetër, në juri janë: Ilir Shaqiri, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari.


Në edicionin e kaluar të këtij emisioni fitoi partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, e cila si partner kishte Luixhino Halën.

Edhe në këtë spektakël premtohet magji, përplot emocione dhe super adrenalinë. /Telegrafi/

Exit mobile version