Site icon Telegrafi

Bora Zemani sqaron situatën me Donald Veshaj: Më ka kërkuar falje edhe personalisht, për momentin nuk ka asgjë

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ka vazhduar të komentohet edhe pas përfundimit të Big Brother VIP.

Reagimet të ndryshme, dedikime e ‘thumbat” nuk kanë munguar as nga vet protagonistët e historisë, por një reagim në lidhje me këtë së fundmi ka ardhur nga prezantuesja, Bora Zemani.

Moderatorja në një postim të gjatë në InstaStory ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me raportin e saj me aktorin Donald Veshaj.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

Tutje, Bora tha se nuk e ka kërkuara as dashur asnjëherë vëmendjen, por u përfshi padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte.

“Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëj me punën time! Më mjafton ajo që e kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte”, shkruan Bora.

Moderatorja e njohur ka mohuar se do të ketë një duet me Donaldin ashtu siç është raportuar, as klip, as pushime së bashku, kafe në ambientet e Top Channel, varëse në qafë apo ndonjë ftesë në emisionin e parë të aktorit.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëses në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etje etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”, ka shkruar tutje Zemani.

“Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat, nuk ka marrëdhënie familjare, raporte punë me vëllain tim, nuk ka video qesharake në TikTok për kundërpërgjigje etj, është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targa tjerë të parkuar poshtë”, ka shkruar Zemani.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

Por, Bora nuk e mohoi faktin që ka dedikime për të në këngët e Donaldit, madje edhe kërkim falje si personalisht dhe publikisht.

“Dedikime?!Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesa falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka me shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh… Për momentin ka asgjë! Tani të shohim përpara e të respektojmë pa më shumë njeri-tjetrin!”, ka thënë moderatorja.

Lexo po ashtu Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen - thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se po mundohet ta rifitojë Borën

Kujtojmë, që pak ditë më parë ka reaguar muaj pas përfundimit të BB VIP edhe Donaldi i cili la të kuptohej se po mundohet ta rifitoj prezantuesen, ndërsa thumboi edhe ish-partnere Beatrix Ramosaj, me të cilën krijojë një histori dashurie gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme, duke thënë se ka hapur porta që nuk duhej t’i kishte hapur kurrë.

Ky është shkrimi i plotë i Bora Zemanit: 

Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëj me punën time! Më mjafton ajo që e kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”. Kjo është e tepërt e po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prap, çdo gjë merr një interpretim tjetër duke e shfrytëzuar nga të gjithë.

Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëses në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etje etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër). Dedikime?!Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesa falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka me shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh… Për momentin ka asgjë! Tani të shohim përpara e të respektojmë pa më shumë njeri-tjetrin! Shumë dashuri për të gjithë ju!!./ Telegrafi/

Exit mobile version