Telegrafi

Bora Zemani shkëlqen në eventin e Valdrin Sahitit – i pranishëm edhe Donald Veshaj

Kreatori i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptar, Valdrin Sahitit sonte (e hënë) ka organizuar sfilatën e radhës për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve.

Para sfilatës, Sahitit ka ftuar figurat më të njohura të ekraneve shqiptare, artistë e këngëtarë, që të jenë prezent në ngjarjen e tij të modës, të cilët parakaluan në tapetin e kuq me elegancë dhe shumë stil.

Duke mahnitur me paraqitjet e tyre, vajzat e famshme shqiptare kanë shkëlqyer me paraqitjen ndërsa vëmendje të madhe mori edhe prezantuesja e njohur, Bora Zemani e cila gjithashtu ishte e pranishme.

Foto: Prive.al

Bora u shfaq e veshur me një fustan të gjatë pa mëngë me ngjyrë të verdhë me shkëlqim, ndërsa flokët e gjata i la të lidhura lartë.

Foto: Prive.al

Përveç saj në këtë event mori pjesë edhe ish-partneri i saj, aktori Donald Veshaj bashkë me vëllain Romeo.

Foto: Prive.al

Nuk dihet nëse ish-çifti kanë patur kontakt me njëri-tjetrin, por kjo është paraqitja e tyre e parë publike në një mbrëmje të përbashkët që pas përfundimit të Big Brother VIP, të cilët u bën ndër emrat më të komentuar që nga ajo kohë.

Foto: Instagram

Kujtojmë që aktori u përfshi në një lidhje dashurie me këngëtaren dhe ish-banoren e BB VIP, Beatrix Ramosaj raport ky që nuk kishte jetëgjatësi pasi dyshja u ndan menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

Donaldi në anën tjetër ka vazhduar të dërgoi sinjale drejt Borës duke lënë të kuptohet se po bën përpjekje për ta rikthyer. /Telegrafi/

Foto: Instagram

 

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

 

Foto: Bora Zemani/InstaStory