Telegrafi

Bora Zemani rikujton takimin me Semin në Big Brother VIP përmes një videoje nga momentet më të veçanta mes mikeshave

Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka kthyer në vëmendjen takimin e saj të ëmbël dhe emocionale me mikeshën e saj të ngushte, këngëtaren Semi Jaupaj në Big Brother VIP.

Pas hyrjes së Semit në shtëpinë e famshme, disa javë më pas të dyja zhvilluar një takim të parë në të cilin treguan mbështetjen dhe dashurinë që kanë për njëra-tjetrën.

Këtë momente bashkangjitur me disa të tjerë që dyshja kanë patur në paraqitjet publike, Bora e ka ndarë me fansat në Instagram përmes një InstaStory.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Bora ka ripostuar videon nga një faqe e fansave në Instagram teksa ka etiketuar edhe Semin.

Kujtojmë që në të njëjtën natë kur u takua me Semin, Bora realizoi edhe takimin e shumëpritur me aktorin, Donald Veshaj që gjithashtu ishte banor i BB VIP.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Dyshja emocionuan me momentin romantike të tyre, por më pas gjërat rrodhën ndryshe,  kjo pasi Donaldi pak javë më vonë nisi një lidhje jetëshkurtër me Beatrix Ramosaj.

Lexo po ashtu Bora Zemani vjen me imazhe të reja atraktive dhe pa makijazh nga pushimet në Turqi

Ndërkohë, tashmë thuhet se Bora dhe Donaldi po shijojnë ribashkimin pasi janë parë së bashku në disa paraqitje publike ndonëse nuk kanë konfirmuar lidhjen. /Telegrafi/