Telegrafi

Bora Zemani me paraqitje spektakolare në hapjen e “Dancing With the Stars”

Foto: YouTube

Programi më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With the Stars” tashmë ka filluar edhe në Shqipëri.

Akoma pa nisur, DWTS ka premtuar spektakël, argëtim e po ashtu dhe emocione të forta për publikun.

Hyrja e këtij shou është bërë në mënyrë të veçantë, me paraqitje të mrekullueshme të drejtueses së këtij programi, Bora Zemani.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka shkëlqyer në arenën e kërcimit së bashku me balerinët profesionistë të këtij spektakli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

Të pranishëm në këtë janë një sërë personazhesh të njohur si: Sara Hoxha, Elhaida Dani, Isli Islami, Salsano Rrapi, Elona Duro, Julka Gramo etj.

Foto: Screenshot/YouTube

Sa i përket jurisë, kryetar jurie është balerini i njohur Kledi Kadiu, shoqëruar nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari dhe Armand Peza.

Besohet se ky do të jetë një nga spektaklet që do të thyejë çdo rekord shikueshmërie. /Telegrafi/